Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 04:14

9 Maj (Reuters) – Shqipëria numëroi votat për zgjedhjet bashkiake të mbajtura të dielën, si një provë e kredibilitetit të saj për kandidate në Bashkimin Europian.

Një ekip vëzhguesish prej 525 vetash ishin të pranishëm gjatë votimeve dhe mbas tyre.

Shqipëria është një vend demokratik vetëm prej 20 vitesh, e cila po vuan akoma nga post-komunistët. Më poshtë po ju pasqyrojmë Shqipërinë që nga 1985 mbas vdekjes së diktatorit stalinist Enver Hoxha:

Dhjetor 1990 – Pas protestave popullore që rrëzuan Gjermaninë Lindore dhe ish-shtetet e tjera sovjetike, radhën e patën studentët shqiptarë të cilët demostruan në Tiranë duke bërë thirrje për t’i dhënë fund diktaturës.

Mars-Dhjetor 1991 – Komunistët e Ramiz Alisë të cilët kishin fituar një shumicë vendimtare në zgjedhjet parlamentare, për shkak të grevave dhe demonstratave u detyruan të japin dorëheqjen brënda disa javësh.

Partia Komuniste hoqi dorë nga e kaluara e saj duke ndryshuar edhe emrin e saj në qershor në Partia Socialiste, e kryesuar nga Fatos Nano.

Mars 1992 – Me mbështetjen e hapur të SHBA, Partia Demokratike e opozitës fitoi një fitore të rëndësishme dhe Sali Berisha u zgjodh presidenti i parë i Shqipërisë jo-komunist.

1993 – Alia dhe Nano u burgosën me akuzat për korrupsion.

Maj-Qershor 1996 – Demokratët e Berishës puhuan fitoren e tyre ndërkohë që socialistët i dënonin këto votime si të manipuluara.

Janar-Maj 1997 – Dështimi i skemave piramidale çoi në humbjen prej 1 bilion kursimesh të njerëzve. Trazirat shpërthyen dhe me mijëra njerëz mbetën të vdekur. Forcat ndërkombëtare mbërritën për të rivendosur rendin.

Qershor-Korrik 1997 – Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe Nano i cili lirohet nga burgu kthehet si kryeministër.

Shtator – Azem Hajdari, një ndihmës i afërt i Berishës vritet. Berisha fajëson socialistët dhe mbështetësit e tij. Nano jep dorëheqjen dhe zëvëndësohet nga shoku i tij socialist Pandeli Majko.

Tetor 1999 – Majko largohet pasi partia e tij humbi udhëheqjen e Nanos, i cili u zëvëndësua nga Ilir Meta. Meta embarkoi reforma ambicioze në sektorin e ekonomisë piblike dhe sistemin gjyqësor.

Korrik 2001 – Meta shënon një fitore në zgjedhjet e përgjithëshme.

Janar 2002 – Meta humbet luftën për pushtet me Nanon dhe jep dorëheqjen. Mjko bëhet kryeministër.

Korrik 2002 – Parlamenti zgjedh ish-ministrin e mbrojtjes Alfred Moisiun, si një kandidat konsensual për president. Majko jep dorëheqjen dhe Nano u emërua kryeministër për herë të tretë.

Janar 2003 – Bashkimi Evropian fillon negociatat zyrtare me Tiranën për një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi, hapi i parë drejt anëtarësimit në BE.

Gusht 2004 – Ish-kryeministri Meta formon partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila nga analistët shihet si partia e parë e besueshme për të sfiduar demokrat-socialistët.

Prill 2005 – Moisiu bën thirrje për zgjedhje më 3 Korrik. Partia Demokratike e Sali Berishës merr pushtetin në Shtator duke i dhënë fund tetë viteve opozitë.

Qershor 2006 – Shqipëria nënshkruan një marrëveshje duke bërë hapin e parë drejt anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Qershor 2007 – Presidenti Xhorxh W. Bush bëhet i pari udhëheqës i SHBA që viziton Shqipërinë.

Korrik 2007 – Kuvendi zgjedh kryetarin demokrat në pushtet Bamir Topin për president, duke shmangur sondazhet e parakohshme që do të kishin vonuar reformat e nevojshme për anëtarësim në BE dhe NATO.

Prill 2009 – Aleatët e NATO-s e pranojnë Shqipërinë në samit.
Prill 2009 – Shqipëria aplikon për statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian. Blloku i 27-anëtarëve akoma nuk është përgjigjur.

Qershor 2009 – Zgjedhjet parlamentare mezi i japin Berishës një mandat të dytë katër-vjeçar.

Nëntor 2009 – Mijëra mbështetës të Partisë Socialiste nisën një protestë të re për t’i kërkuar qeverisë rinumërimin e votave të zgjedhjeve në qershor ose të mbajë zgjedhje të reja.

Shkurt 2010 – Partia Socialiste i jep fund një bojkoti gjashtë-mujor të parlamentit.

Janar 2011 – Zv / Kryeministri Meta jep dorëheqjen më 14 janar, duke thënë se ai dëshiron të luftojë akuzat për korrupsion.

— Katër protestues janë vrarë më 21 janar, gjatë një tubim për t’i kërkuar qeverisë të japë dorëheqjen për akuzat e korrupsionit.

Maj 2011 – Bëhen zgjedhjet bashkiake. Numёrimi i votave për Tiranën nuk ka pёrfunduar ende…