Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 05:36

TIRANË, 8 Maj (Reuters) – Numërimi i votave mori udhën pas zgjedhjeve për kryetar komune në Shqipëri, të cilat janë parë si një test i gatishmërisë së vendit ballkanik për të aplikuar për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian, hapi i parë drejt anëtarësimit.

Partitё kryesore nuk binin dakort pёr standartet e BE dhe pёr kёtё arsye njё grup i fuqishёm ndёrkombёtar vёzhguesish prej 525 vetash u vunё nё dispozicion gjatё gjithё kohёs pёr monitorimin gjatё zgjedhjeve dhe numёrimit tё votave nё tё gjithё vёndin.

Shqipёria ka vetёm 20 vite qё jeton nё demokraci, por ёshtё akoma duke vuajtur dhimbjet e post-komunistёve. Katër persona u vranë në janar kur protestat kundër qeverisë u kthyen tё dhunshme.

Socialistët në opozitë kanë refuzuar të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 2009 që i dha kryeministrit Sali Berisha një mandat të dytë katër-vjeçar dhe akuzojnë qeverinë e tij për korrupsion.

Votimi i së dielës ishte prova e parë e mbështetjes për qeverinë e Berishës që nga zgjedhjet. Fushata deri mё tani ёshtё njollosur nga pak shpёrthime dhe kacafytje.

“Unё shpresoj qё proçesi i numёrimit tё votave do tё shkojё mirё, ashtu si nё ditёn e zgjedhjeve,” tha kryetari i KQZ-sё Arben Ristani, i vetёdijshёm pёr problemet gjatё numёrimit nё zgjedhjet e fundit.

Berisha, nёn presionin e BE pёr t’i siguruar vёndit ballkanik prova tё njё demokracie funksionale, pa pёrfundur mirё proçesi deklaroi se zgjedhjet e sё djelёs ishin “zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë”.

“Unё jam kёtu pёr tё pёrshёndetur tё gjithё qytetarёt qё kanё votuar nё mёnyrёn mё evropiane nё historinё e tyre. Proçesi zgjedhor ka qёnё i qetё dhe dinjitoz me njё pjesёmarrje tё lartё,” tha Berisha.

“Këto ishin zgjedhjet më të mira pёrpara ekraneve. Por ata ishin të dëmshëm në realitetin e njerëzve të thjeshtë,” tha lideri i opozitёs socialiste Edi Rama menjëherë pas deklaratёs sё Berishёs. “Proçesi zgjedhor ka dhënë shembuj dhe dëshmi spektakolare tё një mospërputhjeje me standardet ndërkombëtare,” shtoi ai.

Secila palë pretendonte fitoren, por as nuk ishte duke festuar.

Mё shumё se 50.9 pёrqind e votuesёve hodhёn votat e tyre qetёsisht. Palёt akuzojnё parregullsi dhe kёrcёnime, tё gjitha kёto duke evituar shpёrthimet e zemёrimit qё kanё ndodhur shpesh nё tё kaluarёn. Kujtojmё imazhin e njё zyrtari tё sondazheve tё gjakosur nё fytyrё, njё tjetёr zyrtar sondazhi qё sulmohet nga zyrtari i partisё dhe, tre sulme ndaj ekipeve televizive…

Bashkimi Evropian hodhi poshtё kёrkesёn e Shqipёrisё pёr kandidate qё nё muajin nёntor tё kaluar. BE-ja i ka bёrё tё qartё qё votat duhet tё jenё tё lira nё qoftё se Shqipёria dёshiron tё fitojё tё drejtat pёr tё qёnё anёtare e NATO-s. Gjithashtu, ju ёshtё thёnё t’i japin fund edhe grindjeve pёr zgjedhjet e 2009-ёs.

“Shqipëria nuk mund të humbasë mundësinë për të demonstruar se ajo është duke zhvilluar zgjedhje në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare,” tha komisioneri i zgjerimit Stefan Fule.

Një ekip i nivelit të lartë i BE-së do të vizitojё Shqipërinë në fund të muajit Maj.

Rreth 7 mijё policё kanё qёnё nё dispozicion pёr vёzhgimin e 4.891 qёndrave tё votimit, ku numёrimi i votave ka zgjatur deri nё mesnatё.

Policёt kanё arrestuar njё duzinё tё rinjsh, tё udhёhequr nga njё ish i dёnuar i veshur me jelek antiplumb, tё cilёt kishin kёrcёnuar votuesit nё njё periferi tё Tiranёs me armё dhe thika.