Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 17:35

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste dhe kandidati i kësaj partie për bashkinë e Tiranës Edi Rama akuzoi qeverinë se është ajo barra kryesore me taksa ndaj qytetarëve dhe jo pushteti lokal.

Këto deklarat kryetari në rikandimin për Bashkinë e Tiranës i bëri gjatë një takimi që pati me banorët e njësisë bashkiake numër 8 duke kërkuar votat edhe për kandidatin për këtë njësi bashkiake vorpsi.

Ai u kërkoi banorëve të kësaj njësie që votën e tyre me 8 maj  ta hedhin kundër asaj që e konsideroi si faturë të kripur të qeverisë ndaj jetesës së tyre. Si në çdo takim elektoral, Rama theksoi se e vetmja rrugë për mirëqenien e qytetarëve shqiptare mbetet Partia Socialiste dhe kandidatët e saj.