Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 21:27

Vlorë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, rikonfirmoi sot në mbrëmje, në Vlorë, besimin e tij dhe të forcës politike që drejton, në fitoren e zgjedhjeve vendore të 8 majit.

“Aleanca për të ardhmen” në këtë qytet mbrëmjen e sotme, në Sheshin e Flamurit, Rama deklaroi se “PS është e vetmja rrugë për Vlorën. Modeli ynë funksionon edhe kur na pengojnë e bllokojnë, siç është përpjekur ta bëjë këtë Sali Berisha në Tiranë, në Vlorë, në Fier e Elbasan”.

Duke iu drejtuar mazhorancës, kryesocialisti tha se, “Rruga e tyre çon në dhunë e frikë dhe regres shoqëror”, ndërsa shtoi se “rruga jonë çon në zhvillim të qëndrueshëm dhe shkon shumë më larg se mandati ynë”.

“Ata i bashkon kusaria, ne na bashkon qytetaria”, nënvizoi më tej Rama.

Sipas tij, slogani i Partisë Socialiste dhe Koalicionit “Aleanca për të ardhmen” në këtë fushatë, nuk është thjesht slogan, por është e vërteta.

Në këtë miting, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të partive aleate, të Koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, ku foli edhe kandidati i këtij koalicioni, kryetari aktual i bashkisë, Shpëtim Gjika, i cilësoi ndryshimet e realizuara në Vlorë gjatë dy mandateve të fundit, pjesë e transformimeve që do ta shndërrojnë këtë qytet në një metropol.