Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 15:10

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vizitoi të riun militant të PS-së i cili u plagos me thikë gjatë një incidentit në takimin elektoral që zhvilloi të martën kandidati socialist në Tiranë.

Edi Rama deklaroi se gjatë vizitës në spitalin ushtarak se këto akte nuk e trembin Partinë Socialiste, e cila në zgjedhjet e ardhshme do të dijë ta mbrojë votën e saj.

Rama akuzoi kundërshtarin e tij Lulzim Basha, ish-ministër i brendshëm që sipas tij fshihet prapa këtyre incidentetve.

“Për ministrin e Brendshëm në detyrë është korniza më kuptimplotë e këtyre ndodhive, e shumë ndodhive të tjera dhe e të tjera gjërave aspak ogurmira, që zhvillohen nën rrogozin e këtij regjimi kusarësh dhe matrapazësh. Ne, jo vetëm që jemi të vendosur të përballemi sy më sy dhe dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim, por e sigurojmë Ilirin dhe Saliun se në 8 maj ajo që ata do të fitojnë do të jetë vetëm me votë dhe askund tjetër nuk do të mund të fitojnë gjësend tjetër me dhunë”, përfundoi Rama në deklaratën e tij.

Militanti socialist  u plagos nga një i ri tjetër kur turma e njerëzve që do të merrte pjesë në takimin e kryetarit Rama, kaloi përpara zyrës elektorale të LSI-së. Partia e Ilir Metës u distancua menjëherë nga autori i plagosjes, kurse policia e cilësoi ngjarjen si pasojë e një zënke banale.