Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 16:36

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimit me banorë të njësisë bashkiake nr. 5 në Tiranë, në kuadër të fushatës elektorale, i ftoi ata të marrin pjesë në votime dhe të mos frikësohen përballë presionit për votën.

Rama në takim me qytetarët tha se qeveria po bën presion mbi çdo institucion, por, sipas tij, qytetarët janë të vetëdijshëm se po u bëhet presion. “Ata duhet t’i përgjigjen me votë më 8 maj kërcënimeve për të deformuar vullnetin e tyre”, tha kreu i PS-së.

Rama vuri në dukje se koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin” ka marrë përsipër të shfaqet si fuqi çudibërëse, ndërkohë që është në një koalicion në kalbëzim moral, politik dhe shpirtëror”.