Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 15:03

Durrës – Nga Durrësi kryesocialisti Edi Rama iu kërkoi qytetarëve mbështjen më 8 maj, duke pohuar se Partia Socialiste është e vetmja rrugë për këtë qytet.

“Durrësakët duhet ta mbështesin qartë me votën e tyre për kryetarin aktual të Bashkisë, Vangjush Dako, i cili rikandidon për mandatin e dytë”, tha Rama, pasi “Aleanca për të Ardhmen  është alternativa e daljes nga rruga e urrejtjes, mllefit dhe fjalëve boshe”.

Duke u ndalur në investimet që po kryhen në qytetin e Durrësit, Rama tha se investimet ato janë ngrirë qëllimisht nga shteti, pasi synojnë t’i largojnë qytetarët durrësakë nga kyetari i Bashkisë.

Deklaratat e kreut të selisë rozë u bënë gjatë inagurimit të përfundimit të punimeve për  rehabilitimin e sheshit “Demokracia” në Durrës.