Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 18:27

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama tha të mërkurën, gjatë një komunikimi me mediat, se komisionerët e PS-së kanë porosi që të respektojnë çdo votë, në çfarëdo drejtimi që ajo ka shkuar, sepse tek vota qëndron themeli i bashkëjetesës sonë demokratike dhe qytetare.

Duke prezantuar përfaqësuesin e opozitës, Salvator Kaçaj, i cili u shpall fitues për postin e kryetarit të bashkisë së Shëngjinit, Kreu i PS-së shprehu sërish besimin për fitoren në Tiranë.

“Të gjithë qytetarët duhet ta ndjekim këtë proces me qetësi dhe pavarësisht gjithë këtyre zvarritjeve të kenë besim sepse ne jemi tërësisht nën kontroll të situatës”, tha Rama.