Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 22:39

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi sërish kryeministrin Berisha për vjedhje të fitores së tij në tavolinë, duke përsëritur edhe një herë se do të mbrojë deri në fund dhe me çdo sakrificë votën e qytetarëve.

Në një prononcim për mediat, të shtunën mbrëma, Rama u shpreh se pa paprekshmërinë e votës së lirë, nuk ka më as kushtetutë të paprekshme, as ligj të paprekshëm, as liri e të drejta të paprekshme dhe as njerëz të mbrojtur e të sigurtë në jetën e tyre”.

Rama përsëriti edhe një herë thirrjen e tij për përshkallzim të revoltës në të gjithë vendin, duke shtuar se qytetarët e Shqipërisë, do të thirren në përshkallëzimin e betejës për largimin e qeverisë, si pasojë e grabitjes që, sipas tij, i është bërë fitores për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Ai akuzoi kryeministrin Berisha s’e kërkon nënshtrimin e opozitës, pushtimin e institucioneve, si dhe asgjësimin e ekuilibrave demokratike të vendit.