Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 18:07

Vlorë – Kryetari i Partisë Socialiste ka mbajtuar një fjalim të gjatë përpara qytetarëve vlonjatë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe motit me shi që pëfshiu pasditen e mërkurë qytetin bregdetar.

Qindra mbështetës të opozitës u mblodhën në Sheshin e Flamurit në Vlorë ku prezantohej kandidati socialist dhe kryetari aktual i bashisëë Shpëtim Gjika.

Rama deklaroi para vlonjatëve se pushteti aktual flet dhe mendon vetëm për veten ndësa akuzoi kryeministrin Sali Berisha se tenton të pengojë rrugëtimin drejt fitores se Partisë Socialistëve.

Ai tha se rruga e PS-së e dërgon Shqipërinë në Europë, ndërsa ajo e mazhorancës e çon vendin në regres.

Edhe njëherë ai deklaroi se Sali Berishën dhe Ilir Metën i bashkon kusaria.