Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 17:50

Tiranë – Pavarësisht incidentit të regjistruar para fillimit të mitingut në njësinë numër 5 në Tiranë, kryetari i PS-së, Edi Rama foli para simpatizantëve të mbledhur aty.

Kryetari dhe kandidati për bashkinë e Tiranës Rama premtoi se do të shëndërrojë Sheshin Skënderbej në një hapësirë moderne në kryeqytet ndërsa e gjitha hapësira publikë në Tiranë tha ai do të ketë një shëndërrim spektakolar.

Rama deklaroi: “Rruga jonë dallon nga ajo e Saliut. Saliu ka një vision anti-urban dhe për këtë mjafton të shikosh sesi është betonizuar kurora e Tiranës.

Sipas tij është “e domosdoshme të fillohet nga themeli, asfalti elektoral e ka kthyer Berishën në drejtor komunaleje që bredh sa në inagurimin e një 300 metrshi rruge, sa në një cezëm, a një shkollë, gjë që nuk është në detyrën e një kryetari qeverie. Ta fillosh nga themeli do të thotë ta fillosh nga një reformë”.