Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 07:26

Tiranë – Edi Rama ua ka ofruar shqiptarëve 300 mijë vende pune me “Paktin Qytetar” por jo 1 milion, sa ç’pretendon ai se janë të papunë në Shqipëri. Kryesocialisti Rama zhvilloi një takim të veçantë, duke mbledhur në kryeqytet të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste në rrethe. Kandidatët premtuan se çdo qytet do ndjekë rrugën e zhvillimit të nisur tashmë.
Rama deklaroi: “Dua t’ju them se bashkë me kandidatët e koalicionit tonë sot do të nënshkruajmë një pakt qytetar të ‘Aleancës për të Ardhmen’, e ky pakt thotë si më poshtë: Si kryetar i bashkisë së Tiranës Edi Rama e ndryshoi modelin e qytetit dhe ky mund të preket dhe në modelet e tjera vendore”.

Zotimi i tij:

“Për qytetarët marr sot zotimin:
Punësim dhe luftë papunësisë. 300 mijë vende të reja pune.
Lehtësira fiskale dhe porta fiskale për çdo biznes.
Mbështetje financiare për formimin e të rinjve dhe kreditim për hapjen e bizneseve të vogla të tyre.
Heqja e tatimeve të qeverisë mbi biznesin e vogël.
Administratë publike transparente dhe të drejta të barabarta për cdo nënpunës.
Familja, kujdes, përkrahje dhe mbrojtje.
Asnjë taksë për kategoritë në nevojë.
Të pakten përgjysmim të TVSH për ushqimet bazë dhe zero TVSH për ilaçe.
50% të qerasë për të pastrehët dhe kredi të buta.
Qendra sociale për pensionistët, gratë dhe fëmijët në nevojë.
Mësues të vlerësuar sipas meritës dhe të cliruar nga presioni politik.
E ardhmja ëndërr që bëhët realitet.
Çeku i bebes dhe një pemë e re për çdo fëmijë që lind.
Bursë bashkiake për çdo nxënës të shkëlqyer.
100 % rrugë të shtruara dhe pastrim në cdo rrugë. Transport publik sipas standarteve europiane.
Plan i integruar në cdo njësi dhe qark si dhe zgjidhje për çështjen e pronësisë mbi tokën.
Rama shprehet se në 4 vite, do t’i plotësojë të gjitha këto pikat e paktit të nënshkruar me qytetarin, dhe këtë nuk do ta bëjë si kryebashkiak apo si kryetar i Partisë Socialiste, por si një qytetar që beson në të ardhmen e Shqipërisë.