Lajme Shqip Sunday, 15 May 2011 15:43

Tiranë – Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, kërkoi sot nga selia e Partisë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) të shpallë sa më shpejt rezultatin për kandidatin fitues për Bashkinë e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Majko tha se “Partia Socialiste disponon procesverbalin e fundit, që i jep Edi Ramës fitoren për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranes”.

“Këtu kam të gjithë statistikat, të gjitha tabelat dhe shpresoj që në respekt të ligjit, KQZ të marrë nje vendim sa më shpejt. Koha nuk pret. Ka ardhur koha t’i jepet fund fjaleve. Tanimë fjalen e ka ligji dhe dokumentet e firmosura, që do të thotë se Partia Demokratike, perfundimisht së bashku me kryetarin aktual të saj dhe kandidatin e saj per kreun e bashkise se Tiranes, duhet të respektojnë firmat dhe numrat e komisionereve të tyre”, tha Majko.