Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 17:26

Tiranë – Përplasje me thika mes mbështetësve të PS-së dhe LSI-së gjatë një takimi që kryetari i PS-së Edi Rama po zhvillonte në qendrën kristal.

Në mometin kur Edi Rama do të ngjitej në podium për tiu drejtuar simpatizantëve, ka nisur një përleshje mes disa personave ku nuk kanë munguar as përdorimi i armëve të ftohta. Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni akuzoi menjëherë mazhorancën e cila sipas saj është nxitësja kryesore e këtij episodi.

“Besojmë që ata bënë këtë përfaqësojnë grupin e mazhorancës dhe ata që paguhen me paratë e shtetit. Ne jemi për një fushatë paqësore dhe kundër dhunës”-deklaro Gjermeni.

Nuk ka të dhëna për të plagosur.