Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 18:30

Peqin – Në KZAZ Nr 16 në qytetin e Peqinit ka përfunduar proçesi i numërimit të votave për kryetarin e Bashkisë si edhe të pesë komunave të rrethit.

Kryetari i KZAZ, Julian Manahasa, tha për ATSH-ne se, “ka përfunduar numërimi i gjashtë qendrave të votimit në rrethin e Peqinit. Bashkia e Peqinit përfundoi numërimin dhe e nxori rezultatin, ku rifitoi sërisht bashkinë Ilir Rrushi kandidati i zgjedhur nga ” Aleanca për qytetarin”.

Ndërsa ditën e sotme KZAZ Nr 16 ka nxjerrë edhe rezultat e kandidatëve fitues të pesë komunave të rrethit të Peqinit, ku katër nga këto janë fituar nga “Aleanca për qytetarin”, ndërsa një komunë nga kandidati i zgjedhur nga ” Aleanca për të ardhmen”.

Konkretisht, në komunën Pajovë ka rifituar Albert Kreci, në komunën Shezë, Jashar Tabaku, në komunën Përparim, Agim Xhaja në komuën Gjocaj, Isu Toli, të katër fitues të zgjedhur nga “Aleanca për qytetarin”, ndërsa komunën Karinë e ka fituar kandidati i zgjedhur nga “Aleanca për të ardhmen”, Selman Karina.

Në KZAZ Nr 16 në Peqin tashmë pritet të dalin edhe rezultatet e këshilltarëve të bashkisë dhe pesë komunave.