Korçë – Partia Demokratike dhe kandidati i saj për bashkinë e Korçës, Andrea Mano, distacohen dhe dënojnë aktin e dëmtimit të makinës së deputetit Blushi.
Në një deklaratë për shtyp, PD e Korçës shprehet se “Partia Demokratike po i përdorë të gjtiha format e mundshme të komunikimit për të zhvilluar një fushatë qytetare të orientuar drejt platformave. Në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka patur nga ana e kësaj partie nxitje apo shkaqe për konflikt por përkundrazi kemi parë një predispozicion të madh nga ana e Partisë Socialiste, që në kuadrin e fushatës së saj po përcjell mesazhe jo të dobishme dhe kundër frymës qytetare”.
“Ftojmë kandidatin Peleshi të ulë tonet dhe të përballet me alternativa reale për Korçën dhe qytetarët e saj”, përfundon kumtesa e PD-së.