Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 15:38

Tiranë – Shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth, tha gjatë një prononcimi për mediat se pret që në Shqipëri sot të jetë një ditë e qetë.

“Kemi një numër të madh vëzhguesish që do të monitorojnë këto zgjedhje dhe presim që të kemi një ditë të qetë”, tha ai, nga Petrela, ku gjendet së bashku me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Sipas Wolfarth, të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar deri tani, duhet ta bëjnë këtë, në të mirë të së ardhmes së tyre.

“Siç e shihni, është një ditë e mirë jo vetëm për të votuar, por edhe për ta shijuar me familjet. Unë doja të përshëndesja gjithë komisionerët dhe gjithë policët që janë duke u ofruar shërbimin e tyre qytetarëve”, tha më pas ai, duke mos harruar të shtojë faktin se ndërkaq, shumë ndërkombëtarë që janë duke vizituar vendin tonë këto ditë.