Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 15:10

Vlorë – Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, vlerësoi gjatë një vizite në Vlorë se procesi i përgatitjes së zgjedhjeve vendore në Shqipëri ka shënuar progres.

Në një prononcim për shtypin, pas takimeve me përfaqësues të qeverisjes vendore, z. Wollfarth nënvizoi se situata në Vlorë duket paqësore dhe më duket se do të jetë me prosperitet zhvillimi i mëtejshëm.

Sipas tij, Shqipëria po u afrohet zgjedhjeve lokale, e të gjithë e dimë se po bëhen përgatitjet teknike dhe duket se ka progres në këtë proçes. Në lidhje me incidentet e ndodhura, Ambasadori i OSBE shprehu mendimin se ato nuk duhet të ndodhin dhe njerëzit duhet të sillen në mënyrë të qytetëruar.

“Por këto duket se kanë qenë më tepër raste sporadike”, shtoi ai. Ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Eugen Wolfarth, zhvilloi takime me përfaqësues të qeverisjes vendore,  në kuadër të periudhës parazgjedhore.

Në takimin e zhvilluar në mjediset e Prefekturës, bashkëbisedimi u përqëndrua në situatën zgjedhore, ndërkohë që u nënvizua atmosfera e qetë që mbizotëron në Vlorë.