Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 06:52

TIRANE, 9 maj (Reuters) – Opozita e Partisё Socialiste tё Shqipërisë shprehu dyshim dje nëse votat do të numërohen në mënyrë të drejtë për zgjedhjet bashkiake, jetike për ambiciet e vendit ballkanik në BE, të cilat ai tha se i kishte fituar.

Ish-vendi stalinist mё parё nuk ka mbajtur zgjedhje plotësisht të lira dhe të ndershme, dhe votat për kryetar komune të së dielës u konsideruan si një provë e gatishmërisë sё saj për statusin kandidatit nё Bashkimin Evropian, si një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit.

“Ne kemi fituar zgjedhjet, në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje,” tha udhëheqësi socialist Edi Rama, i cili është edhe kryetari i kryeqytetit, Tiranës. “Ne jemi përgatitur prej dy vitesh për këtë ditë të bukur. Lista jonё e fitoreve është në rritje.”

Socialistët kanë refuzuar të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 2009 që i dha kryeministrit Sali Berisha një mandat të dytë katër-vjeçar. Ata akuzojnë qeverinë e tij për korrupsion.

BE-ja e ka tё qartё se mosmarrëveshja ndёrmjet tyre e ka penguar zhvillimin e vendit.

Numërimi i votave qё filluan të hënën tregojnё me rezultatet e para se fitues janё socialistёt.

“I falënderoj të gjithë komisionerët e votimit për zbatimin e planit anti-manipulimit në letër,” tha Rama. “Beteja vazhdon. Tani ajo (beteja) është nga ana e sporteleve për të treguar të njëjtën ndershmëri dhe qëndrueshmëri si komisionerët.”

Me vetëm një pjesë të votave të numëruara, Rama duket të ketё fituar garën kyçe për kryetarin e bashkisë sё Tiranës, kundër ish-Ministrit të Brendshëm Basha Lulzim; por një sondazh i sapo dalё reflekton Bashёn si fitues.

Partitë kryesore nuk binin dakord nëse zgjedhjet përmbushën standardet e BE-sё. Kёshtu njё ekip i fuqishёm prej 525 ndёrkombёtarёsh u dёrgua pёr vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nxjerrjen e rezultateve deri tё martёn. Një ekspert perëndimor tha pёr Reuters se votimi kishte qenë përgjithësisht i rregullt.