Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 13:50

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet paraprake për zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës, ku deri në këto momente kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha, me 876 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.

Nga rezultatet paraprake rezulton se Lulzim Basha ka marrë 120.162 vota, ndërsa Edi Rama ka marrë 119.286 vota.

Deri në këto momente rezulton se në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 464 qendra votimi nga 485 qendra votimi që janë në gjithë kryeqytetin.