Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 10:56

Tiranë – (Reuters) – Bashkimi Evropian i bëri Shqipёrisё thirrje për përmbajtje të mërkurën, 10 ditë pas votimeve pёr numёrimin e votave pёr kryetar bashkie, tё cilat po qёndrojnё nё fije tё perit. Pёrgjatё kohёs qё numёrimi ka vazhduar mbёshtetёsit e opozitёs kanё protestuar jashtё ambjenteve tё komisionit zgjedhor.

Vendi ish-stalinist nuk ka mbajtur asnjёherё zgjedhje qё tё konsiderohen plotёsisht tё lira dhe tё ndershme dhe votimet pёr kryebashkiakun e Tiranёs konsiderohet si njё provё nёse Shqipёria ёshtё e gatshme apo jo pёr tё marrё statusin e kandidatit tё BE-sё, njё hap i rёndёsishёm drejt anёtarёsimit.

“BE i bën thirrje dhe inkurajon të gjitha palët … që të mbështesin atmosferën konstruktive që ka mbizotëruar në ditët e zgjedhjeve gjatë fazave të mbetura të proçesit zgjedhor, për respektimin e rregullave dhe përmbajtje,”  tha zëdhënësja e BE-së, Natasha Butler.

“Të gjitha hapat duhet të bëhen në kuadër të institucioneve dhe në përputhje me rregullat e vendit. Rezultatet e zgjedhjeve duhet të përpunohen sa më shpejt qё të jetë e mundur.”

Partia në pushtet e kryeministrit Sali Berisha dhe socialistët e opozitës kanë shkëmbyer akuza pёr zgjatjen e numërimit të votave. Gara aktuale ndёrmjet liderit tё Partisё Socialiste, Edi Rama, ndaj ish-Ministrit tё Brendshёm Lulzim Basha ёshtё njё ndёr garat mё konkurente tё 20 viteve tё demokracisё nё Shqipёri.

Vёzhguesit e jashtёm kanё raportuar se zgjedhjet pёr kryetar komune ishin konkuruese dhe transparente, por tё ndikuara nga mosbesimi i luftёs politike. Javёn e kaluar, disa ambasadorё perёndimorё kaluan ditёt dhe netёt duke vёzhguar numёrimin nё komisionin zgjedhor dhe duke i bёrё thirrje pёrfaqёsuesёve tё tyre qё tё vazhdonin me punёn e tyre.