Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 04:52

Ështё ngushtuar rezultati në garën për Bashkinë e Tiranës ndёrmjet kreut aktual, Edi Ramёs dhe rivalit të tij demokrat, Lulzim Bashёs.

Është ngushtuar gjithnjë dhe më shumë rezultati ende në proçes zbardhjeje të plotë, për garën e Tiranës.

Deri në orën 01.30 të së martës, Komisioni Qёndror i Zgjedhjeve komunikoi se ndër 485 kuti votimi janë numëruar 141 prej tyre.

Në kёto rezulton se Lulzim Basha ka arritur në 49.3 për qind kurse Edi Rama në 50.7 për qind.

 

Si vota, Basha numëron aktualisht 35062, kurse Edi Rama 35923. Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve në përqindje ishte 1.4 ose 861 vota diferencë mes të dyve në favor të z.Rama.

 

Sakaq, deri në mesnatë duke hyrë e marta 10 maj, është konfirmuar mbyllja e proçesit të numërimit të votave për 29 bashki.

 

Ndër to, Aleanca për të Ardhmen ka fituar 18 bashki kurse Aleanca për Qytetarin, 11 të tjerat.

Ndёrkohё nё orёt e vona të mёngjesit nё Tiranё ka filluar sёrish proçesi i numërimit të votave në disa prej njësive bashkiake.

Ajo që bie në sy është se nga një dominim i deritashëm i kandidatit të PS, Edi Rama në njësitë bashkiake ku kryhej numërimi tani në disa prej tyre prin kandidati i PD, Lulzim Basha.