Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 17:17

Tiranë – Partia Demokratike ftoi sot numëruesit dhe vëzhguesit e saj që të vazhdojnë detyrën e tyre, në mbështeje të ligjit dhe të Kodit Zgjedhor.

Duke patur parasysh presionin dhe kërcënimet qe po ushtrohet ndaj tyre orët e fundit nga PS, në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Albana Mustafaraj deklaroi se “Edi Rama duhet të kurojë panikun e humbjes me qetësues dhe jo duke kërcënuar dhe ofenduar numëruesit, vëzguesit apo edhe drejtuesit e PD-së në një përpjekje të qartë për të njollosur demokracinë e vendit”.

Sipas saj, numëruesit dhe vëzhdues e PD janë emëruar për të ushtruar detyrën dhe funksonin e tyre në përputhje të plotë me kodin zgjedhor, në kontrast të plotë me homologët e tyre socialistë, ku shumica e tyre janë punonjës të bashkisë apo edhe policisë bashkiake.

Lidhur me procesin e numërimit në njësinë bashkiake numër 5, Mustafaraj tha se procesi ka vazhduar normalisht dhe vetëm brënda 5 orësh janë numëruar 6 kuti, ndërsa në proces janë edhe dy kuti të tjera.

“Çdo votë lexohet nga dhjetra vëzhgues si vëndas ashtu edhe të huaj, në projektorët e vendosur në të gjitha tavolinat e numërimit, gjë që i siguron këtij procesi saktësi dhe transaprencë maksimale”, tha ajo.

“PD do të bëjë gjithçka që leximi i zërit të qytetarëve të vijojë sa më shpejt, me transparencë, sa më i saktë dhe i ndershëm. Këto zgjedhje janë të lira, të ndershme dhe çdo tentativë e Ramës për t’i njollosur ato, do të dështojë”, përfundoi zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.