Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 13:30

Sarandë – Të paktën 220 votues të regjistruar në qendrën e votimit nr. 6722, nuk do të votojnë për shkak të mungesës së procesverbalit dhe kodit të sigurisë, njoftoi sot për ATSH-në Guri Tatari, kryetari i komisioni zonal të administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr. 65, në jug të vendit.

“Gjatë verifikimit të materialeve zgjedhore, fatkeqësisht mungonin dy elementë të rëndësishme, procesverbali dhe kodi i sigurisë, gjë që në këto kushte KZAZ-ja ka bllokuar procesin e votimit”, theksoi Tatari.

Sipas tij, zgjedhësit në fshati Kalcat të Komunës së Livadhjasë nuk do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës Livadhja.

Në KZAZ-në nr. 65, sipas listës përfundimtare, janë regjistruar 37.824 persona në 57 qendra votimi, 6 për komuna, 1 për bashkinë e Ksamilit.