Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 19:52

Tiranë – Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i PD-së, Sali Berisha, bëri para pak çastesh prezentimin e parë publik, duke dhënë vlerësimet e tij për procesin e sotëm zgjedhor, për zgjedhjet locale në Shqipëri.

Berisha eskivoi të përgjigjet për fituesin e Tiranës, në bazë të rezultateve paraprake, ndërsa u deklarua se në nivl vendi prinë koalicioni i tij “Aleanca për Qytetarin”.

Ai deklaroi se kishte një proces të rregullt dhe korrekt zgjedhor, dhe se partia e tij apo koalicioni që ai udhëheqë ka dale fitues në novel vendi, por Berisha nuk komentoi për rezultatet e Tiranës.

 

“Për Tiranën, pyeteni ekipin e Lulzim Bashës”, tha Berisha.

 

Duke thënë se procesi ishte i qetë dhe normal, Berisha tha se teknologjia që kemi garanton numërim të saktë dhe transparent të votës.