Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 17:33

Malësi e Madhe – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në KZAZ-në 44 në rrethin e Malësisë së Madhe dhe në bazë të rezultateve të arritura, fitues ne komunen Gruemirë, është shpallur kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”, Lirim Nehani.

Në prononcimin për ATSH-në, Rifat Çokaj, kryetari KZAZ-së 44, tha se nga 9200 zgjedhës që bënin pjesë në listat e votimit për këtë komunë, kanë votuar 4066 prej tyre, që përbëjnë 44.2 përqind të tyre. Kandidati Nehani arriti të fitojë me 302 vota diferencë, duke grumbulluar 2144 vota kundrejt 1842 të rivalit të tij Asim Burgaj i “Aleanca për Qytetarin”.