Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 09:47

Tiranë – Basha hodhi votën e tij në njësinë bashkiake nr. 8 në çerdhen 13. Fillimisht Basha u përshendet me qytetarët në radhë për të votuar dhe me komisionerët. Basha nuk ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, pasi siç dihet ajo nuk mundi të votojë për bashëkshortin e saj, për shkak se ajo ka ndryshuar shtetësinë, duke e marrë atë holandeze.

“Uroj që kjo ditë e bukur të shkojë shumë mbarë, të jetë një ditë e qetë për të gjithë qytetarët, një proces i mirë dhe i mbarë”, ka qenë ky mesazhi i shkurtër i kandiatit të Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha.