Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 17:57

Tiranë – Kandidati i Aleancës për Qytetarin për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, ka prezantuar planin urbanistik për kryeqytetin në një takim me arkitektë dhe urbanistë.

Gjatë takimit, kandidati Basha ka paraqitur platformën e tij për zhvillimin urban të kryeqyetit, duke theksuar se “në qendër të investimeve të mëdha infarstrukturore dhe fitimin e hapësirave publike qëndron respekti për pronën private”.

Ndërkohë, kandidati për kryetar bashkie në Tiranë ka shprehur angazhimin e tij për ngritjen e një parku për biznesin fason, ku përveçse prodhohet, edhe të ekspozohen e shiten prodhimet shqiptare. Gjatë vizitës në një fabrikë fasone, e cila me hapjen e një linje të re parashikonte të punësonte rreth 60 punonjës, Basha tha se “bashkia e drejtuar prej tij do të krijojë të gjitha lehtësirat, në mënyrë që të nxitet biznesi dhe të ulen çmimet”.

Sipas tij, lehtësira të veçanta bashkia parashikon për gratë në marrëdhënie pune.