Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 07:21

Tiranë – Lëvizja Socialiste për Integrim distancohet nga incidenti i regjistruar pasditen e të martës gjatë mitingut të liderit socialist Edi Rama.

Në një njoftim për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka lidhje me këto incidente. “Kjo lëvizje do të vazhdojë fushatën elektorale me programe dhe ide dhe i fton nxitësit e çfarëdo forme dhune, që të heqin dorë nga provokimet”, ka thënë Vasili.

Mesohet se në sherrin me thika, ku u përfshinë militantë të të dy forcave politike në njësinë bashkiake numër 5, në kryeqytet, një militant i PS-së mbeti i plagosur.