Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 16:35

Lezhë – Kandidati i Partisë Socialiste për komunën Blinisht Zef Hila është dhunuar fizikisht nga rivali i tij për garën e 8 majit Jak Zhuba.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fishtë, ndërsa Hila ka rrefyer se është dhunuar nga rivali i tij Jak Zhuba, i cili shoqërohej nga 10 persona të tjerë, të armatosur.

Shkak i këtij akti të dhunshëm sipas tij është kritikat që ai ka lëshuar ndaj rivalit të tij aktualisht kryetari i komunës gjatë një mitingu në fshatin Blinisht.

Fill pas mitingut në orët e mbrëmjes së të martës, Hila është zënë në pritë dhe është rrahur barabarisht nga ku pësuar disa fraktura në fytyrë dhe në trup.