Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 18:13

Kukës – Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në nr. 34 që përfshinë rrethin e Kukësit.

“Numërimi i votave sapo ka përfunduar dhe rezultati është 6147 vota për kandidatin e PD-së, Hasan Halilaj dhe 3441 vota për kandidatin e PS-së, Alfred Cengu”, bëri të ditur kryetari i KZAZ-së, Beqir Basha.

Procesi i numërimit të votave në këtë zonë zgjedhore ka vazhduar normalisht që nga ora 03.00 e mëngjesit, ndërsa tani numëruesit kanë vendosur të bëjnë një pushimn 3 – 4 orësh për të rifilluar numërimin e votave të komunës së Bicajt.

Në bashkinë e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave edhe për këshilltarë të bashkisë. Kështu, koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka fituar mbi 3800 vota, ndërsa kaolicioni “Aleanca për të Ardhmen” ka fituar 2848 vota. Po ashtu, kandidatët e pavarur që në këtë bashki janë 8 kanë mundur të fitojnë 1370 vota.

Në listat e votimit për bashkinë ishin të regjistruar 15085 votues, ndërsa kanë votuar 9590 persona.