Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 22:14

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e fundit paraprake për rezultatet e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës, të orës 21:30, ku kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama me 297 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha.

Nga rezultatet paraprake rezulton se Edi Rama ka 67.023 vota, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 66.726 vota.

Deri në këtë orë rezulton se në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 264 kuti votimi nga 485 kuti për gjithë kryeqytetin.