Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 14:32

Tiranë – KQZ ka bërë publikimin e votive të numëruara deri në orën 16:00, në zgjedhjet e djeshme për pushtetin lokal në Shqipëri. Ashtu si deri më tani, në Tiranë, vazhdon të prijë kryetari aktual i Bashkisë dhe kreu i PS-së, Edi Rama.

 

Rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në disa bashki të vendit, deri në orën 16:00 janë si më poshtë:

 

Bashkia TIRANË

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”,   Lulzim Basha – 14754,  47.87 %

Kandidati i  “Aleancës për të Ardhmen”,  Edi Rama   – 15708,   51.55%

 

Bashkia VLORË

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ardian Kollozi  – 4284,   44.63%

Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Shpëtim Gjika – 5335,  55.37%

 

Bashkia BERAT

Kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”,  Fadil Nasufi – 696,   50.51%

Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Ilir Decolli  – 682,   49.49 %

 

Bashkia FIER

Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj – 5723, 58.73%

Kandidati i “Aleanca për të Qytetarin”,   Ilir Bele        – 4021,  41.27%

 

Bashkia KORÇË

Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Niko Peleshi – 3723,  55.88%

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”,   Andrea Mano  – 2927,  44.02 %

 

Bashkia GJIROKASTËR

Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Flamur Bime – 4631,    55.21%

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”,  Genci Sinoimeri – 3660,   42.77%

 

Bashkia ELBASAN

Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Qazim Sejdini  -5732,   60.25%

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”,      Durim Hushi – 3782,  39.75%

Bashkia DURRËS

Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, angjush Dako 1653,  51.88% Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferraj 1533,  48.12%.