Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 13:20

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot përmbajtjen e fletëve të votimit për zgjedhjet vendore të 8 majit për kandidatë për kryetar bashkie dhe komune në 5 qarqe të vendit.

Kështu, anëtarët e KQZ-së miratuan me konsensus përmbajtjen e fletës së votimit për kryetarë bashkie në bashkitë dhe komunat e qarqeve Durrës, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër dhe Vlorë. Gjithashtu, KQZ miratoi dhe përmbajtjen e fletës së votimit për këshillat bashkiakë në njësitë vendore në qarqet e mësipërme.

Shpërndarja e fletëve të votimit në qendrat e votimit bëhet në përputhje me numrin e zgjedhësve që ka çdo QV.

Në Shqipëri funksionojnë 383 njësi vendore të shpërndara në 12 qarqe; të regjistruar në listat e votuesve figurojnë 3 milion e 164 mijë e 859 zgjedhës, të cilët pritet të votojnë në 4932 qendra votimi, për 6125 vende në këshillat bashkiakë dhe komunarë.