Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 21:10

Tiranë – Procesi i numërimit të votave po vijon në këto momente normalisht në të gjitha KZAZ-të e 11 njësive vendore në Tiranë, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas ndëprerjes së këtij procesi gjatë ditës së sotme në KZAZ-në nr. 52 të njësisë 8, në KZAZ-në nr.54 të njësisë 10 dhe në KZAZ-në e njësisë 5, procesi ka nisur sërish.