Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 21:35

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpallë rezultatin përfundimtar për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, vetëm pasi të ketë verifikuar të gjitha tabelat e secilit komision zonal të administrimit zgjedhor, me tabelën e rezultateve të qendrave të votimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Arti Lushi, në një deklaratë për shtyp, konfirmoi se pasi të verifikohen të gjitha tabelat do të shpallen rezultatet, pasi kandidatët garues u ndanë me një diferencë shumë të vogël votash. Lushi shtoi se për të marrë një garanci maksimale duhet të presim të verifikohen të gjitha të dhënat, pasi siç theksoi ai, gabimi njerëzor është i pashmangshëm.

Zëdhënesi i KQZ-së theksoi se do të verifikohen menjëherë të gjitha rezultatet, për t’u shpallur më pas rezultatet përfundimtare, në bazë të kodit zgjedhor.