Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 15:52

Tiranë – Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, vleresoi sot raportin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit.

“Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it vlerësoi se puna e KQZ-së për procesin e zgjedhjeve dhe mesa duket edhe për atë të numërimit mbajti rekord sa i takon transparences dhe menaxhimit të punës”, tha Ristani.

Ai u shpreh se KQZ do të zbatojë ligjin edhe për disa problematika që janë shfaqur kryesisht në KZAZ-të e Tiranës nga numëruesit e votave.

“KQZ do të veprojë me forcën e ligjit dhe nuk do të lejojë prishjen e këtëij procesi”, deklaroi Ristani. Ai tha se prania e përfaqësuesve të partive politike në KZAZ-të ku po numërohet është e dëmshme.

Z. Ristani bëri të ditur gjithashtu se me këtë vijueshmëri të procesit të numërimit do të duhen edhe 2-3 ditë për të patur një rezultat për Tiranën.