Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 16:21

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet paraprake për zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës, ku deri në orën 15:20 kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha me 1225 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.

Nga rezultatet paraprake rezulton se Lulzim Basha ka marrë 113 931 vota, ndërsa Edi Rama ka marrë 112 706 vota.

Deri në këto momente rezulton se në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 441 qendra votimi nga 485 qendra votimi që janë në gjithë kryeqytetin.