Tiranë – Nga çasti në çast shtohet drama e luftës së ngushtë për Tiranën. Derisa në bashkitë tjera situata është më e qartë, në Tiranë po bëhet garë interesante. E tërë Shqipëria i ka sytë në kutitë e kryeqytetit.
Rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për disa bashki të vendit deri në ora 15:20 janë si më poshtë vijon:
Bashkia TIRANË
Janë numëruar 362 nga 485 kuti
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha – 91.332 vota
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama – 91. 986 vota
Bashkia KORÇË
Ka përfunduar votimi në 62 kuti
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Niko Peleshi – 16.515 vota
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano – 14.176 vota
Bashkia DURRËS
Janë numëruar 89 kuti nga 165
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferraj – 16.942 vota
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Vangjush Dako – 18.442 vota
Bashkia FIER
Ka përfunduar numërimi i 83 kutive
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj – 16.022 vota
Kandidati i “Aleanca për të Qytetarin”, Ilir Bele – 11.864 vota
Bashkia SHKODËR
Janë numëruar 75 kuti votimi nga 95
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lorenc Luka – 15. 832 vota Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Genc Uruçi – 9253 vota