Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 12:50

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen ku po diskutohet rreth vendimit për tabelat përmbledhëse të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë.

Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj kërkoi përmbylljen e procesit zgjedhor për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit dhe këshillit bashkiak.

“në kufijtë e paligjshmërisë”, tha ai.

Një ditë më parë, KQZ-ja vendosi që kërkesën e Partisë Socialiste për tabelat përmbledhëse ta shqyrtojë në mbledhjen e sotme.

Dje, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se për këtë çështje, ky institucion do të ndërmarrë një vendim 48 orë, pasi të mbërrijë dhe tabela e fundit nga KZAZ-të.