Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 20:24

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e fundit paraprake për rezultatet e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës, të orës 19:45, ku vijon të kryesojë kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, me 1060 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.

Nga rezultatet paraprake rezulton se Edi Rama ka 115.270 vota, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 116.330 vota.

Deri në këtë orë rezulton se në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 450 kuti votimi nga 485 kuti për gjithë kryeqytetin.