Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 13:12

Tiranë – Ndërkohë që jashtë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve situata është e tensionuar, KQZ po vijon diskutimin e pr/aktit shumë të debatuar për rivlerësimin e fletëve të kontestuara të votimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Përfaqësuesit e opozitës në komisionin zgjedhor e vlerësuan aktin si antiligjor dhe që deformon procedurat ligjore të përcaktuara në kodin elektoral.

Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, e propozuar nga opozita, tha se akti është absolutisht i paligjshëm dhe ai deformon rezultatin zgjedhor në të gjithë Shqipërinë, duke i bërë zgjedhjet e pavlefshme, pasi përcakton ndërhyrjen në kutitë e votimit jashtë rregullit të përcaktuar në ligj.

“Akti është i paligjshëm sepse vjen në kundërshtim të hapur me kodin dhe procedurat”.