Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 09:53

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo publikoi rezultatet e fundit paraprake për rezultatet e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës, ku deri tani kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha me 312 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.

Nga rezultatet paraprake rezulton se Edi Rama ka 46 270 vota, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 46582 vota.

Deri në këto momente rezulton se në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 183 qendra votimi nga 485 qendra votimi që janë në gjithë kryeqytetin.