Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 16:16

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijoi edhe sot akreditimin e vëzhguesve nga institucionet ndërkombëtare, që iu lind e drejta të dërgojnë monitorues në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 8 maj në Shqipëri.

Në këtë kuadër, KQZ miratoi me 7 vota akreditimin e 31 vëzhguesve nga Këshilli i Evropës, të 17 vëzhguesve nga Komiteti Norvegjez i Helsinkit, të 53 vëzhguesve të Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe të 8 vëzhguesve të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, të gjithë këta vëzhgues afatshkurtër që do të monitorojnë procesin zgjedhor ditën e votimeve më 8 maj.