Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 17:22

Korçë – Automjeti i deputetit socialist Ben Blushi është dëmtuar nga persona të paidentifikuar gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

Incidenti është regjistruar në Korçë në bulevardin “Republika”, ndërsa vetë deputeti socialist ka denocuar ngjarjen edhe në polici. Informacioni zyrtarë i policisë së Korcës tregon se bëhet fjalë për dëmtime me mjete të forta kohën kur mjeti ka qënë i parkuar në bulevardin “Republika”.

Në fillim lajmi u transmetua në media nga kryetari i Partisë Socialiste të Korçës, e më pas nga policia, e cila konfirmoi se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Blushi është angazhuar në fushatën elektorale të kandidatit socialist për bashkinë e Korçës Niko Peleshi dhe nuk përjashtohet fakti që incidenti të ketë ardhur për qëllime elektorale.