Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 09:14

Korçë – Në KZAZ-në nr. 28, bashkia Korçë, kanë përfunduar së numëruari 8 kuti votimi të lagjeve 1, 2, 3 dhe 4, ku kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Niko Peleshi.

Sipas kryetarit të kësaj KZAZ-je, Artur Qeramixhi, Niko Peleshi kryeson me 250 vota më tepër se kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano.

Në KZAZ-në nr. 28 të bashkisë së Korçës numërojnë votat pesë grupe numërimi.

Sipas kryetarit të KZAZ-së nr. 28, Artur Qeramixhi dhe nënkryetarit Adrian Maho, deri tani proçesi i numërimit të votave është kryer në normalitet dhe sipas ligjit për zgjedhjet e pushtetit vendor.