Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 15:13

Koplik – Gjatë turit të tij në zonën veriore, kryetari i PS-së, Edi Rama, dje mori pjesë në mitingun përmbyllës në qëndër të qytetit të Koplikut, duke mbështetur kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Koplikut, Nazmi Hasani, si dhe kandidaturat e tjera për njësitë vendore të këtij rrethi të “Aleanca për të Ardhmen”.

Gjatë fjalës së tij, kandidati i “Aleanca për të Ardhmen” për Bashkinë e Koplikut, Nazmi Hasani, sulmoi rivalin e tij të “Aleancës për Qytetarin”, Ramadan Lika, duke e akuazuar se nuk ka bërë asgjë për qytetin e Koplikut gjatë katër viteve ta mandatit që ai drejtoi këtë bashki.

Në të njëjtën linjë ka qënë edhe edhe kryetari i PS-se, Edi Rama, i cili u shpreh i bindur në fitoren e kandidatit Hasani.

Duke komentuar infrastrukturën në qëndër të Koplikut, që sipas tij, është lënë në gjendjen të mjeruar, kryesocialisti Rama tha se “e vetmja rrugë për t’u çliruar nga kthetrat e ketij regjimi, është vota për Nazmi Hasanin, për Partinë Socialiste, për “Aleancën për të Ardhmen” me datë 8 maj”.

Rama i bëri thirrje komuniteti të Malësisë së Madhe që “me datën 8 maj të jenë të gjithë së bashku si në një demonstratë të madhe popullore tek kutitë së votimit për të treguar se kemi gjithçka na duhet, për të ecur në të vetmen rrugë, në rrugën e “Aleancës për të Ardhmen”.