Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 14:46

Konispol – Kandidatja e koaliconit “Aleanca për të ardhmen” për Bashkinë e Konispolit, Mimoza Arapi, ka fituar me 287 vota diference ndaj rivalit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Petrit Mullai, kryetar në detyrë.

Guri Tartari, kryetari i KZAZ nr. 65, tha sot për ATSH-në se “pas numrit të 3 qendrave të votimit, përfaqësuesja i PS, Mimoza Arapi, ka fituar 985 vota ndaj rivalit Petrit Mullai të PD, me 698 vota”.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e 8 majit për Bashkinë e Konsipolit ishte 46%.