Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 17:18

Tiranë – Kryetari i Partisë Komuniste dhe kandidati i tretë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Hysni Milloshi, ka ftuar kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha dhe atë të Aleancës për të Ardhmen Edi Rama, të bëhen pjesë e një debati televiziv, si forma më e mirë e demokracisë.

Pavarësisht dëshirës së mirë të komunistit Milloshi për të dhënë një provë demokracie në Shqipëri, vështirë se dy kandidatët Basha e Rama do të pranojnë të duelojnë në një debat televiziv, megjithëse edhe kandidati demokrat e ka lëshuar më herët këtë sfidë për kundërshtarin e tij Rama.

Ky i fundit është deklaruar kundër një debati të tillë pasi në vlerësimin e tij e vetmja figurë që mund të debatojë me të për çështjet e Tiranës dhe Shqipërisë është vetëm kryeministri Sali Berisha.