Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 14:24

Ndёrkohё qё proçesi i numёrimit nё rang vendi po vijon me ritme tё ngadalta, dy kampet politike kanë ashpërsuar pak tonet duke dalë me deklarata dhe kundër-deklarata nga selitë e tyre.

Pas deklaratёs sё fundit tё Topallit e cila kёrkonte mbёshtetjen nga opozita pёr çdo rezultat, ishte zëdhënësja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli, e cila ngriti pyetjen nëse kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij do të pranojnë humbjen e thellë në Tiranë dhe në pjesën më të madhe të vendit.

“Keni humbur treçerekun e bashkive qё keni sot. Sa pёr Tiranёn, Rama do tё arrijё fitore spektakolare”, pёrfundoi ajo.

Nuk kaluan shumё minuta kur nga kampi demokrat, Aldo Bumci deklaroi se kandidati i Aleancës për Qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka përmbysur rezultatin.

Bumci theksoi se pavarësisht optimizmit për rezultatin përfundimtar, e djathta do të presë rezultatin përfundimtar.